X

Loja prej të sëmuri psikik për t’i shpëtuar ndëshkimit


Nga Kastriot Islami/

Të gjithë ata që e njohin nga afër Edi Ramën, e kanë të qartë se e gjithë kjo lojë prej të sëmuri psikik, që aktron me gjeste dhe ulërima bëhet vetëm për të arritur një qëllim të mbrapshtë…

Ai përmes kësaj loje, po tenton të mbrojë idenë se mund të shfaqet edhe kundër SHBA e BE, vetëm e vetëm që të mbrojë një parim demokratik, por në realitet përmes një pazari po tenton të marrë garanci të plota për mosndëshkimin e tij… dhe menjëherë pas kësaj do të hiqej si “dele e butë” që ka reflektuar … dhe do të shfaqej i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi… madje edhe duke treguar tolerancë e mirëkuptim sikur të ishte burrë shteti për të lëshuar gjithçka ka zaptuar vetëm me kushtin që të mos e ndëshkojnë dhe të mos i prekin pasuritë e grabitura…

Mbajeni mend këtë që po u them… Nuk është as sajesë dhe sa ekzagjerim…! Dhe shpjegojani edhe atyre që nuk e njohin mirë dhe kanë mendim të ndryshëm…

Dhe a e dini se çfarë garancie e qetëson? Sepse nuk ka besim te askush, as te amerikanët, as te evropianët, as te Ilir Meta, as te Lulzim Basha, as te Yuri Kim, as te gruaja dhe djali i tij… Te askush dhe për asgjë… Sepse ka shumë frikë për gjithçka ka bërë dhe është i ndërgjegjshëm për të gjithë zullumet, por nuk e priste fundin të tillë!

E vetmja garanci që e qetëson është premtimi për ta lejuar të bëhet PRESIDENT…

Madje edhe këtë premtim do të tentojë, me të gjithë marifetet që po programon, ta ketë 100 % të sigurt…

Vendimi për ndëshkimin e tij dhe bandës së tij zullumqare e tradhtare dhe sekuestrimit të gjithçkaje kanë grabitur i përket vetëm qytetarëve… Nëse kjo nuk ndodh, vendi do të futet në një spirale kaosi e anarkie shumë shpejt… edhe pas fitores së opozitës…

Thënë e gjithë kjo, duhet pasur parasysh se ky vendim i përket qytetarëve dhe vetëm qytetarëve, dhe nuk mund të jetë çështje e bisedime/negocimeve mes partive politike… apo drejtuesve të tyre… qofshin edhe atyre që do të dilnin fitues nga zgjedhjet e ardhshme… Prandaj qytetarët duhet ta kenë mirë parasysh se kjo gjë varet vetëm prej tyre, dhe nëse do të pengoheshin në realizimin e këtij objektivi historik nga kushdo, duhet të vazhdonin betejën deri në arritjen e këtij synimi… përndryshe e ardhmja e tyre do të ishte njëlloj e KEQE e nuk do të ndryshonte siç nuk ka ndryshuar deri më sot…

Natyrisht në një shtet demokratik të së drejtës, kjo vendimmarrje i përket vetëm drejtësisë, dhe nëse drejtësia rezulton e kapur nga Rama, atëherë ajo duhet reformuar realisht pa u shqetësuar nga askush për t’u bërë realisht e pavarur nga Rama dhe banda e tij dhe për tu bërë aq profesionale dhe e ndershme sa të mund të akordojë ndëshkimin e merituar…

Pikërisht këtë ka frikë Rama dhe po tenton përmes lojërave ta shmangë… kërkon pazar për t’ua hequr qytetarëve këtë vendim…

Prandaj, të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi duhet të bashkohen masivisht për të marrë në dorë vendimmarrjen historike për ta hedhur në koshin e plehrave të historisë këtë të KEQE, këtë personazh zullumqar, të paaftë, të korruptuar, shok e mik i kriminelëve e trafikantëve, hajdut të zgjedhjeve, shkatërrimtar të ardhmes së shqiptarëve… që erdhi në krye të vendit me mbështetjen e Aleancës së Qelbësirave dhe grabiti vetëm për vetën e tij e anëtarët e kësaj bande…

Të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi duhet të përqendrohen për arritjen e këtij objektivi kryesor, duke lënë mënjanë debatet e komentet anësore… Sepse edhe debati për detajet e reformës zgjedhore apo ndryshimeve kushtetuese, shumë i rëndësishëm dhe me vlera të jashtëzakonshme, në fund të fundit do të rezultonte një kurth i Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga objektivi kryesor, largimi dhe ndëshkimi i së KEQES së madhe…

Të gjithë pa përjashtim duhet të vrasin mendjen pa pushim vetëm e vetëm për të gjetur të gjithë mjetet e mënyrat për të tërhequr qytetarët të dalin masivisht me synimin madhor për marrë në dorë vendimin historik, pra për të larguar dhe ndëshkuar të KEQEN që do të mund të sillte anarkinë… nëse nuk shkulet me gjithë rrënjë…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Laborantët e QSUT ikin nga puna, fitimet shkojnë tek privati, qytetarët të lajnë duart…

Nga Klodian Tomorri Ne kulmin e pandemise Ministria e Shendetesise mbyll laboratorin publik ne QSUT dhe pushon nga puna te...

Close