X

KLP voton unanimisht Aida Hajnajn si drejtuesen e “FBI-së shqiptare”


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar unanimisht, Aida Hajnajn si drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo kandidaturë u miratua në mbledhjen e sotme të KLP-së, në të cilën ishin prezent të gjithë anëtarët.

Më 27 korrik, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  vendosi emrin e kreut të strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK çoi në KLP emrin e Aida Hajnas, pasi ishte e vetmja që plotësoi kriteret. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare ishin Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Çfarë është BKH-ja?

BKH është një institucion, i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. BKH do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI.

Kryeprokurori i posaçëm i SPAK dhe dy prokurorë të Posaçëm do të zgjedhin drejtorin e BKH. Ky drejtor, do të drejtojë ekipet e hetuesve, pasi të jenë zgjedhur për këtë mision. Atyre do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat përgjatë gjithë kohës, për t’u siguruar se do e zbatojnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës dhe gara të tjera fizike dhe mendore, proces ky që u monitorua nga amerikanët dhe partnerët europianë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Rama nis ‘Revolucionin’ me kollare nga Parlamenti

Ndërsa Edi Rama flet i sigurtë nga foltorja e Kuvendit se ndryshimet kushtetuese do marrin votat e nevojshme, ai shfaqet...

Close