X

Edi Rama prish marrëveshjen me opozitën, ndryshon në mënyrë të njëanshme Kushtetutën

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar me 106 vota pro, për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim hapjen e pjesshme të listave zgjedhore dhe ndryshimin e formatit të koalicioneve. Pro ndryshimeve votuan deputetët e mazhorancës dhe një pjesë e deputetëve të opozitës së ashtuquajtur parlamentare, ku spikasin Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, dy deputetë të investuar posaçërisht për këto ndryshime. Në total, 106 deputetë votuan pro, 10 kundër dhe 6 deputetë mungonin në sallë.

Ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, është konsideruar nga opozita, si thyerje e marrëveshjes së 5 Qershorit të arritur mes palëve në Këshillin Politik, ku ndërkombëtarët shërbyen si ndërmjetës. Ndryshimi i formatit të koalicioneve, konsiderohet si ndryshim i rregullave të lojës në momentet e fundit, pak muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Marrëveshja e arritur mes mazhorancës dhe opozitës më 5 Qershor, u përshëndet edhe nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, por u minua ditën e sotme, me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama e quajti sistemin aktual të koalicioneve “një hile” që mazhoranca do ta “zhdukë”, ndoshta duke harruar se në vitin 2013, pikërisht kjo “hile” e ka sjellë atë në pushtet.

Kryeministri i’u drejtua me një mesazh edhe ndërkombëtarëve, duke u shprehur se Shqipëria është një vend sovran dhe se “nuk i vjen mirë” kur dëgjon ambasadoren amerikane që thotë se do t’i ndjekin me vëmendjen drejtuesit politikë.

“I takon shtetit shqiptar që të vendosë përmes parlamentit të vet, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë me ambasadoren amerikane apo të tjerë. Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tonë.

Nuk është përgjegjësia e tyre. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë a do e mbajnë fjalën, sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time, por për të gjithë ne, dhe ajo fjali është një arsye për cdo person, qoftë socialist, demokrat, apo ballist, që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin e vet në këtë sallë, të mos e bëjë qesharak popullin e vet dhe vendin e vet, shtetin e vet” tha Rama.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
KLP voton unanimisht Aida Hajnajn si drejtuesen e “FBI-së shqiptare”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar unanimisht, Aida Hajnajn si drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo kandidaturë u...

Close