X

Tirana kampione pas 11 vitesh! Festival fishekzjarresh në “Air Albania”, shikoni momentin kur kapiteni Karabeci ngre lartë trofeun


Momente emocionuese  në “Air Albania”. Kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, ngriti në qiellin e impiantit modern trofeun e kampionatit të dorëzuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Menjëherë pas ngritjes së trofeut, kanë shpërthyer fishekzjarrë të shumte, dhe shirita bardheblu, të cilët e kanë ndezur atmosferën edhe pse pa praninë e tifozëve, të cilët janë mbledhur nëpër sheshet e kryeqytetit për të festuar edhe pse në kushte të cunguara këtë moment emocionues që kishin plot 11-vite që e prisnin.

Ndeshja:

Tirana mbërrin te titulli më një barazim. Bardheblutë sot kanë zhvilluar një ndeshje me ritëm të lartë ndaj Bylisit, por në fund nuk kanë shkuar më shumë se një barazim. Bardheblutë u munduan të dominonim gjithë ndeshjen dhe e kërkuan fitoren. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e tyre, teksa me nisjen e të dytës është Hasani, që godet shtyllën e më pas humbet dy raste të pastra përballë Hidit.

Edhe Bylisi ka rastet e saj, fillimisht me Moxonen, goditja e të cilit ndalet nga mbrojtësit bardheblu në limitet e fushës, e më pas me një tranversë të Sallakut, që nëse do të kishte teknologji në portën e Likës mund të konsiderohej edhe gol. Edhe Qardaku humbi një rast të pastër kur doli përballë Likës dhe gjeti fytyrën e gardianit të bardhebluve. Më pas është Tirana, që mundohet të kontrollojë lojën dhe të provojë të gjejë rrugën e rrjetës për herë të dytë në këtë ndeshje.

Bardheblutë nuk ia arrijnë qëllimit dhe vërtetohet ligji pashkruar se po nuk shënove do të pësosh. Sallaku arrin të gjejë golin për miqtë në minutat shtesë dhe të mbyllë këtë sfidë në barazim 1-1. Pas pak çastesh pason dorëzimi i titullit kampion për bardheblutë, i 25-ti në historinë e tyre, duke i mbyllur këto 100 vite më një mesatare prej një titulli kampion në katër vite. Dominim bardheblu

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
“Fanellën ma dha Rudi Vata”, Ilir Meta tregon dashurinë e tij për Tiranën: Sot jemi të gjithë tifozë me…

Tirana e mbylli sezonin me një barazim 1-1 përballë Bylisit por kjo pak rëndësi ka. Tirana prej 2 javësh kishte...

Close