X

“Fanellën ma dha Rudi Vata”, Ilir Meta tregon dashurinë e tij për Tiranën: Sot jemi të gjithë tifozë me…


Tirana e mbylli sezonin me një barazim 1-1 përballë Bylisit por kjo pak rëndësi ka. Tirana prej 2 javësh kishte mbyllur çdo llogari me titullin dhe ndeshjet ishin thjesht për statistikë. Në përfundim të ndeshjes, para ceremonisë foli presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Numri një i vendit kishte veshur fanellën e Tiranës dhe nuk kishte si të mungonte në dhënien e medaljes dhe atë të trofeut. Meta për mikrofonin e SuperSport tregoi edhe një herë dashurinë e tij për ngjyrat bardheblu.

“Sot jemi të gjithë tifozë të Tiranës, që e meritoi fitimin e titullit kampion. E meritonte një ringritje të tillë pas shumë momenteve të vështira. E vesha me shumë dashuri këtë fanellë dhe një prej tyre ma ka dhënë edhe Rudi Vata. I urojmë suksese në arenat ndërkombëtare tani”. Përfundon Meta

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Meta dekoron basketbollistët e shquar shqiptarë Luan Shatku (pas vdekjes) dhe Agim Lahi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie të veçantë të mbajtur në Kopshtin e Gjelbër të...

Close