X

U infektua me koronavirus, reagon deputeti Enver Roshi: Jam me parametra shëndetësore normale


Deputeti Enver Roshi ka reaguar pas daljes së lajmit se ai ishte një ndër parlamentarët e konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Me një shënim në rrjetet sociale, Roshi bën me dije se i ka parametrat shëndetësore normale.

Ai u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, ndërsa thekson se çdo gjë është në dorë të tyre.

“Me sinqeritetin më të madh, porosia ime në këtë situatë është: “Çdo gjë është në dorë të qytetarëve”. Është detyra jonë të ruajmë veten dhe të tjerët, të ruajmë shëndetin tonë, njësoj si edhe shëndetin publik”, shkruan Roshi.

Gjatë ditës së sotme, konfirmuan se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 edhe dy deputetë të tjerë të Kuvendit, Ralf Gjoni dhe Elio Hysko.

Ndërkohë, gjatë paradites së sotme edhe kryebashkiaku Erion Veliaj konfirmoi se kishte rezultuar pozitivë me Covid-19.

POSTIMI:

Në pamundësi të përgjigjeve të telefonatave të panumërta dhe të shqetësimit të drejtë dhe të sinqertë të të gjithë miqve dhe të afërmve të mi nga i gjithë vendi kërkoj mirëkuptimin vëllazëror të tyre që nuk mund të komunikoj nëpërmjet telefonit.

Me sinqeritetin më të madh, porosia ime në këtë situatë është: “Cdo gjë është në dorë të qytetarëve”.

Është detyra jonë të ruajmë veten dhe të tjerët, të ruajmë shëndetin tonë, njësoj si edhe shëndetin publik.

Në këtë kuadër, masat e thëna dhe stërthëna, të na shërbejnë me përgjegjshmëri në këtë sakrificë njerëzore dhe qytetare për hir të shëndetit. “Ruaj veten dhe të tjerët”

Nderkohe ju njoftoj jam shume me parametrat normale!

Ju faleminderit nga zemra !!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rastet me koronavirus në Vlorë, midis tyre dy pensionistë

Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Vlorë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me...

Close