X

Real Madrid në alarm, infektohet me koronavirus një futbollist


Real Madrid ka konfirmuar lajmin se futbollisti Mariano Diaz është infektuar me Covid-19.

Me anë të faqes zyrtare kampionët e Spanjës njoftuan se Diaz është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është i izoluar në shtëpinë e tij.

“Pas testimit për COVID-19, ne u njoftuam se futbollisti ynë, Mariano Diaz, ka rezultuar pozitivë.

Futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpinë e tij”, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë që sipas mediave ndërkombëtare sulmuesi 27-vjeçar nuk ka qenë në stërvitje ditën e sotme me skuadrën si dhe nuk ka pasur kontakte të afërta me ekipin e futbollit që nga java e kaluar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Partizani ‘shpëton’ nga koronavirusi, klubi njofton shërimin e lojtarit të fundit

Partizani ishte padyshim klubi i goditur më rëndë nga Covid-19 në vendin tonë. Te klubi i kuq u konfirmuan plot...

Close