X

Pas infektimit me koronavirus, Erion Veliaj i lutet popullit shqiptar: Aman, lani duart dhe mbani maskë! 

Më në fund edhe në Shqipëri, si në disa vende të tjera të botës, koronavirusi preku elitën më të lartë udhëheqësore.

Numri dy i vendit, kryebashkiaku i Tiranës, Kasharit dhe gjithë rrethinave përqark, Erion Veliaj, njoftoi sot se është infektuar me Covid-19.

Është jo vetëm e paimagjinueshme, por edhe një sakrificë e madhe, që një njeri i infektuar nga virusi, të gjejë kohë dhe t’i lutet popullit të vet, që të lajnë duart dhe të vendosin maska.

Sigurisht, që nuk mund të dyshojë njeri në botën ku jetojmë, që Erion Veliaj, me pastërtinë që reflekton, ta ketë marrë virusin nga moslarja e duarve.  Siç dihet, moslarja e duarve dhe mosprerja e thonjve, në vendin tonë,  i lejohen vetëm Edi Ramës.

Dyshimet janë, që Erion Veliaj, ta ketë marrë virusin, për shkak të mospërdorimit të maskës. Siç e keni parë dhe ndjekur, në të gjitha televizionet informonjëse të vendit, Erion Veliaj, e përdor maskën gjithmonë jashtë, në ajër të pastër dhe me diell të fortë, atje ku virusin e vrēt vetë natyra.

PS. Lexoni më poshtë, status-njoftimin e plotë të Erion Veliajt, pas infektimit!

/TPZ.al/Tej e këtej/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela: Shqipëria 92 mijë km katrorë! E ka vendosur Austro-Hungaria, pritet vendimi amerikan!

Ky koronavirus, po e shkallmon botën rreth e qark, duke ndikuar deri edhe në thellësinë e mendjes së njeriut. Avokati...

Close