X

Partizani ‘shpëton’ nga koronavirusi, klubi njofton shërimin e lojtarit të fundit


Partizani ishte padyshim klubi i goditur më rëndë nga Covid-19 në vendin tonë.

Te klubi i kuq u konfirmuan plot pesë lojtarë të infektuar, të cilët u izoluan menjëherë në banesat e tyre. Në ditët e kaluara klubi i kuq bëri me dije se Dejan Boldor, Besnik Ferati, Esat Mala dhe Kristi Kote e kanë mundur virusin dhe kanë rezultuar negativë pas testit të dyfishtë të tamponit sipas procedurave të ISHP-së.

Sot klubi i Partizanit njofton se lojtari i fundit i mbetur në karantinë, Erald Çinari, gjithashtu e ka kaluar sëmundjen dhe ka rezultuar negativ në testin e bërë ditën e sotme.

Pas këtij lajmi klubi i kuq pastrohet nga koronavirusi dhe mund të luajë i qetë ndeshjen e fundit e më pas të nisë përgatitjet për sezonin e ri, pas një pushimi të shkurtër.

Deklarata e Partizanit:

FK Partizani njofton se lojtari Erald Çinari, ka kaluar me sukses testin e tamponit pasi ka rezultuar negativ.

Sulmuesi 23 vjeçar i është nënshtruar testit të radhës dhe ka marrë përgjigjen, duke dalë negativ.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Në shtrat vetëm me…/ Si e pret Georgina, Ronaldon pas triumfit në Serie A (FOTO)

Cristiano Ronaldo nuk u ndal as këtë vit, një tjetër trofe iu shtua muzeut të CR7 pas fitores së Serie...

Close