X

Kosovë, kryetari i Transportit Rrugor: Qytetarët që kthehen nga Shqipëria nuk do të vetëkarantinohen


Kryetari i Transportit Rrugor në Kosovë, Rruzhdi Kurtishaj ka thënë për median Indeksi Online se ka marrë garancinë e kryeministrit Hoti se qytetarët që kthehen nga Shqipëria nuk do të vetëkarantinohen.

Dje u publikua nga mediat kosovare një vendim se Kosova do të vetëkarantinonte për shtatë ditë gjithë qytetarët që vinin nga Shqipëria kurse tampon me detyrim për ata që dilnin nga territori dhe nuk ktheheshin brenda 48 orëve.

Kurtishaj thotë se ishte ministri Vesel Krasniqi që ishte kundër këtij propozim vendimi që do të hynte në fuqi prej 30 korrikut, por Hoti mori për bazë mendimet dhe garantoi se turistët kosovarë për në Shqipëri nuk do të pengoheshin.

“Sa i përket çështjes së masës së vetëizolimit, dua të falënderoj zv.kryeministren e Kosovës, Balaj – Halimi, përkatësisht ministrin Vesel Krasniqi i cili ishte kategorik kundër vendosjes së masës së izolimit për pushuesit nga Kosova që do të shkojnë në Shqipëri, gjatë kthimit të tyre.

Por një falënderim edhe për ministrin Abrashi, edhe kryeministrin Hoti që kanë marrë për bazë kërkesën time si Kryetar i Transportit Rrugor të Udhëtarëve, njëkohësisht Kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike, shqetësimin e bizneseve për të adresuar çështjen e masës së izolimit për kthimin e shtetasve kosovarë nga Shqipëria.”- tha Kurtishaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Grabitet kasaforta e fabrikës së peshkut në Elbasan, autorët marrin mbi 100 milion lekë

Dy persona të maskuar kanë grabitur dy kasaforta në fabrikën e përpunimit të peshkut në Labinot-Fushë të Elbasanit. Mësohet se...

Close