X

Koronavirusi në Kosovë, mbi 400 pacientë të shtruar në spital


Mbi 400 pacientë, të infektuar me koronavirus, janë aktualisht të shtruar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se, në total, numri i të hospitalizuarve është 608, por prej tyre 414 pacientë janë të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, 24 prej tyre janë vënë në respiratorë, ndërsa 23 në makinat e frymëmarrjes, të njohura si CPAP. Kosova ka gjithsej 700 shtretër në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Ditën e sotme 239 raste janë identifikuar me COVID-19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
“Elvis Naçi infektohet me Covid-19”, gazetari zbulon detajet

Imami i Xhamisë së Tabakëve Elvis Naçi,është prekur nga Covid-19-të .Është gazetari Elio Laze i cili , me anë të...

Close