X

Greqi, vijojnë përplasjet mbi autostradën “Joniane” drejt kufirit shqiptar


Autoritetet greke në prefekturën e Janinës po bëjnë përpjekje për financimin e projektit rrugor që lidh Janinën me pikën kufitare shqiptare të Kakavijës.

Ministria greke e Infrastrukturës ka përjashtuar së fundi mundësinë e ndërtimit të një autostrade me katër korsi nga Janina në Kakavijë, pasi sipas saj përdorimi i rrugës nuk ka peshën për t`u përfshirë në rrjetin rrugor trans-europian.

Takimet mes drejtuesve të ministrisë dhe drejtuesve vendorë të Janinës nuk kanë dhënë rezultat. Prefekti i Janinës Aleksandër Kahrimanis tha për mediat vendore greke se do vazhdojnë të ushtrojë presion, së bashku me disa bashki greke, ndërkufitare me Shqipërinë, për ndërtimin e rrugës.

Projekti kushton mbi 150 milionë dollarë dhe pjesa më e madhe e financimeve synohet të sigurohet nga Bashkimi Europian.

Segmenti rrugor Janinë -Kakavijë aktualisht ka mbetur i pazhvilluar duke sjellë probleme për banorët e zonave, por edhe për lëvizjen e njerëzve dhe për qarkullimin tregtar mes të dy vendeve.

Edhe në anën shqiptare drejtuesit vendor të disa bashkive kufitare u kanë kërkuar autoriteteve greke të ruajnë projektin e vjetër në standardin e një autostrade që lidh Kakavijën me autostradën Joniane.

Sipas tyre projekti u jep zhvillim zonave kufitare mes të dy vendeve dhe nxit bashkëpunimin, sidomos në sektorin e turizmit.

Autostrada “Joniane” është ndërprerë në periferi të Janinës dhe segmenti që duhet ta lidhte me Kakavijën në kufi me Shqipërinë ka një gjatësi rreth 90 km.

Pika kufitare e Kakavijës mban peshën kryesore të lëvizjes së njerëzve dhe qarkullimit tregtar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

/Zëri i Amerikës

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Gjeografia e koronavirusit/ Shqipëria teston njësoj si vendet afrikane

Po bëhen gati pesë muaj, që nga fillimi i pandemisë që publiku ndjek një konferencë të përditshme të shifrave të...

Close