X

Firmoset marrëveshja në Mal të Zi, partitë kryesore shqiptare garojnë me listë të përbashkët: Synojmë maksimalizimin e votës


Partitë kryesore shqiptare në Mal të Zi kanë nënshkruar sot marrëveshjen për të garuar së bashku në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Nazif Cungu shkruan se me këtë bashkim mes Forcës së Re Demokratike, Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit si dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva synohet maksimalizim i votës si dhe përfaqësim i denjë në parlamentin malazez të popullit shqiptar.

Duket se shqiptarët në Mal të Zi ndoqën shembullin e Luginës së Preshevës ku shqiptarët morën 3 mandate deputetësh, kurse në Maqedoninë e Veriut pavarësisht se nuk pati koalicione mes partive shqiptare apo listë të përbashkët, sërish shqiptarët fituan 32 mandate + 2 shqiptarë të LSDM.

STATUSI NGA NAZIF CUNGU

Sapo nënshkruam marrëveshjen e koalicionit gjithpërfshirës për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, mes Forcës së Re Demokratike, Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit si dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva.

Ky bashkim i partive kryesore shqiptare të Malit të Zi, bëhet në interes të popullit tonë duke synuar maksimalizimin e votës shqiptare.

Shpreh mirënjohjen ndaj diasporës dhe aktorëve të tjerë politikë, që kanë këmbëngulur për të krijuar një listë të përbashkët elektorale që do të mundësoj një përfaqësim më të denjë e të plotë të popullit shqiptar në parlamentin e Malit të Zi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
U infektua me koronavirus, reagon deputeti Enver Roshi: Jam me parametra shëndetësore normale

Deputeti Enver Roshi ka reaguar pas daljes së lajmit se ai ishte një ndër parlamentarët e konfirmuar pozitiv me COVID-19....

Close