X

EMRAT/ “Dosja 339”, zbardhen urdhër-arrestet e SPAK për krimet zgjedhore


GJKKO (Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar 22 urdhër-arreste për dosjen 339.

ABC News ka mësuar emrat e të arrestuarve në kuadër të hetimit të “dosjes 339”.

Ata janë komisionerë nën akuzë për “votim më shumë se një herë pa u identifikuar”.

Në njoftimin e saj Prokuroria e Posaçme thotë se:

“Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr. 29  të vitit 2019 është konfirmuar gjithashtu se gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017 se:

Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Bida, Emiljan Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar me erma të votuesve të tjerë.

Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Ruci, Zyhra Lala, Qemal Domi, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Orjada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, Armelind Zeza ka votuar në emër të votuesve të tjerë duke konsumuar veprën penale votim  më shumë se 1 herë ose i paidentifikuar”, shkruan Prokuroria”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë”, Presidenti Meta me mesazh të fortë

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur diten me nje mesazh te forte, duke i qendruar deklaratave te prera...

Close