X

Zbardhet vendimi i Gjykatës, ish-futbollisti i Kombëtares dënohet me burg


Telashet për Klodian Duron vazhdojnë, i cili fillimisht u arrestua më 27 mars. Arseyja e arrestimit ishte për dhunë në familje dhe përndjekje. Ish-bashkëshortja e Duros kishte marrë më herët një urdhër mbrojtje nga gjykata, ndërsa ishin në proces divorci, i cili është në Apel.

Duro nuk i ka pranuar akuzat e ngritura në drejtim të tij, duke u shprehur se në shtëpi kishte shkuar vetëm për të takuar vajzën e tij, të cilën nuk e kishte takuar prej kohësh. Pasi qëndroi pak ditë i arrestuar, hetimet për ish-futbollistin e Kombëtares vazhduan në arrest shtëpie. Ditën e sotme është marrë edhe vendimi me burg për 42-vjeçarin.

Gjykata Penale e Tiranës e ka dënuar me gjashtë muaj burg ish-mesfushorin e kombëtares, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është katër muaj burg. Vendimi nuk është i formës së prerë pasi është i Shkallës së Parë. Nëse Apeli e lë në fuqi, vetëm atëherë bëhet arrestimi i tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, LAJME, SPORT
Kujt ia ndien për listat e hapura?

Nga Ergys Mërtiri Pranimin e Ramës dhe Bashës për hapje të listave në zgjedhje, mbështetësit e kësaj kauze e brohoritën...

Close