X

Juventus, kampion i Italisë, titulli i 9-të rresht! Triumfojnë Sarri dhe Cristiano Ronaldo

Juventusi më në fund mbyll llogaritë e titullit dy javë para fundit të kampionatit. “Zonja e vjetër” fitoi 2-0 përballë Sampdorias në “Allianz Stadium” dhe shpallet për herë të nëntë radhazi dhe të 36-tën në histori kampion i Italisë. Në fakt, ishte thjesht çështje kohë që bardhezinjtë ta siguronin matematikisht trofenë, pasi edhe rivalët e këtij sezoni, Interi dhe Lazio, kanë gabuar shumë pas rikthimit të futbolli nga pauza e pandemisë.

Golat ndaj ekipit gjenovez në këtë sfidë përmbyllëse të javës së 36-të i shënuan Cristiano Ronaldo në fundin e pjesës së parë dhe Bernardeschi në mesin e të dytës. Në të 77-ën Thorsby e la në inferioritet numerik Sampdorian, duke ua bërë edhe më të thjeshtë administrimin e lojës bardhezinjve në minutat e mbetura, madje në minutën e 89-të Ronaldo humbi një 11-metërsh.

Me golin e shënuar ndaj Sampdorias CR7 shkon në kuotën e 31 finalizimeve në Serinë A, tri më pak se Ciro Immobile, që kryeson renditjen e goleadorëve të kampionatit italian.

Sa i përket titullit të fituar, Juventusi e ka merituar plotësisht, pasi ka qenë gjithmonë lokomotiva e Serisë A, edhe pse në momente të caktuara është vënë në pozitë të vështirë nga Interi dhe Lazio. Gjihthsesi, duke marrë në konsideratë diferencën që “Zonja e Vjetër ka me rivalët e saj në Serinë A dhe faktin që nuk arriti ta fitonte Kupën e Italisë, sezoni do të konsiderohej tepër i suksesshëm vetëm në rast triumfi në Champions League.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
“Teknik dhe plot personalitet, ja ku me bindi”, Reja thur elozhe për Kumbullën

Elozhet për Marash Kumbullën nuk kanë fund. Edoardo Reja është ndalur te cilësitë e mbrojtësit 20-vjeçar, i cili do të...

Close