X

Drejtësia e vonuar është drejtësi e harruar


Nga Ilir Demalia

Drejtësia e vonuar është drejtësi e harruar

Ambasadorja Yuri Kim ka shkruar:

“Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”, shkruan ambasadorja e SHBA.”

Po zonja Ambasadore, por në vendin tënd dhe vendin tim këtu në Amerikë, ka një shprehje: Drejtësia e vonuar drejtësi e harruar.

Edhe 30 vjet të tjera nuk ke kë të dënosh më se do të jenë të vdekur fizikisht. Kur një njeri është i vdekur fizikisht gjykimi nuk vazhdon më është në dorë të Zotit.

Ashtu si dhe krimet e komunizmit që nuk u dënua asnjë, duket se dhe pasardhësit e tyre demo(n)kratik do te ndjekin të njëjtën rrugë.

U bë të paktën gjashtë vjet që ka filluar reforma në drejtësi dhe rezultati: gjykatësit, prokurorët, politikanët, ministrat, kryeministrat, tërhiqen nga detyrat-postet dhe shijojnë paran e korrupsionit, trafiqeve, ose kthehen prap deputet apo ministra. Ata te drejtësisë bëhen avokat, apo pedagog të juridikut për të ngritur brezin e ri te C’drejtësisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
E dashur Vilma, ja përse të mallkojnë njerëzit sot!

Nga Briken Fejzullai E dashur Vilma! Lexova me shumë vëmendje letrën e hapur që ke shkruar nga spitali ku po...

Close