X

Vejusha e Arkanit Ceca, sulmon Dua Lipën: “një injorante që nuk i di faktet historike”


Kundër Dua Lipës ka reaguar edhe këngëtarja e turbo folkut serb, Svetlana Raznatoviq, e njohur si Ceca.

Ditë më parë kur nisi fushata për vendosjen e Kosovës në hartën e “Apple” ajo u përkrah edhe nga Dua Lipa e cila dhe publikoi në Instagram flamurin “Autochthonous”, ndërsa reagimet e serbëve kundër saj ishin të shumta.

“Unë nuk do të harxhoj asnjë fjalë për një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë çfarë duhet t’i them asaj është: Vogëlushe, ulu njëherë!”, tha vejusha e banditit serb Arkan.

Ndërsa edhe mbrëmë Dua Lipa bëri një reagim tjetër, ku tha se është normale secili mbron vendin e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
“Nuk është e mundur të mblidhen 1300 të ftuar”, pandemia Covid-19 anulon edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel

Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobel, thotë se për shkak të pandemisë koronavirusit, ka anuluar ceremoninë...

Close