X

Pipero vjen me maskë në studion e Ora News, “detyron” edhe gazetaren ta vërë: Mënyrë e dytë jetese

I ftuar në Ora News, mjeku Pëllumb Pipero ka ardhur në studion e lajmeve me maskë.

Madje, duke folur për rëndësinë e maskës, Pipero ka bërë që maskën ta vërë edhe gazetarja e Ora News, Matilda Mcini.

Sipas Piperos, maska deri në daljen e vaksinës duhet të bëhet një mënyrë e dytë jetese.

Pipero: Nëse në fillime të pandemisë ne thonim që masa është e nevojshme në mjediset spitalore, tashme bota ka kuptuar që në gjithë këtë sjellje, maska duhet bërë mënyrë jetese. Unë e kam mbajtur maskën edhe në rrugë aty ku nuk është e detyrueshme. Unë mendoj se maska duhet të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura.

Maska duhet vendosur gjatë bisedës në ambiente të mbyllura. Ky virus transmetohet përmes spërklave të pështymës. Këto spërkla kalojnë, ndërsa maska nga mbron deri në 85%. Duhet respektuar maska dhe distanca. Sa kohë nuk kemi në zgjidhje globale sikurse është vaksina, maska mbetet një mënyrë e dytë jetese. Ky virus jashtë çdo parashikimi do të vazhdojë për një periudhë të gjatë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
“Reflekto or mik sa nuk është vonë”, Elton Deda tjetër reagim pas mbylljes së lokaleve me muzikë: Ta garantoj që kështu nuk …

Kantautori i njohur Elton Deda ka reaguar sot me nje tjeter mesazh, pas vendimit te nje dite me pare, ku me akt...

Close