X

30-vjeçari sakrifikon jetën për të ëmën, ngjitet në dritaren e dhomës së spitalit për t’i dhënë lamtumirën e fundit, fotoja e tij po përlot botën

Sakrifica e një djali i cili rrezikoi jetën dhjetëra herë duke u ngjitur në mure të larta, për ta parë nga dritarja nënën e cila ishte e shtruar në spital po bënë xhiron e botës.

30 vjeçari nga Beit Awa në Bregun Perëndimor, Palestinë me emrin Jihad Al-Suwaiti, u ngjit në në dritaren e repartit të kujdesit intensiv në Hebron, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës që fatëkeqësiht nuk fitoi dot betejën me COVID-19.

Fotoja e publikuara nga mediat e huaja që tashmë është bërë virale ku dhe ka rrënqethur botën tregon të riun të ulur pranë dritares së dhomës ku qëndronte e ëma e tij që ishte në moshën 73-vjeçare.

Gjithashtu fotografia është shpërndarë nga përfaqësuesi i Patriotic Vision në Kombet e Bashkuara, Mohamad Safa.

“Djali i një gruaje palestineze që ishte infektuar me COVID-19, është ngjitur nëpër mure deri në dritaren e dhomës së saj, dhe e vështroi derisa ajo ndërroi jetë”, ka shkruar Safa përbri fotografisë së shpërndarë.

“Djalë i mrekullueshëm, që më nxori lotët nga sytë dhe bëri që fyti im të dridhet nga dashuria dhe përkushtimi i tij për nënën”, ka shkruar një person tjetër lidhur me këtë foto.

Nëna e tij Rasmi Suwaiti vuante nga leuçemia kur rezultoi pozitive me COVID-19. Ajo ishte pranuar në spitalin e Hebronit dhe kaloi pothuajse pesë ditë, por megjithatë nuk mundi të jetonte.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Ndalimi i muzikës pas orës 20:00, Florjan Binaj ironizon qeverinë: COVID-19 transmetohet edhe përmes notave të muzikës. Policia ka shpallur në kërkim…

Aktori Florjan Binaj përmes një postimi në Instagram ka ironizur qeverinë me vendimin për të mbyllur lokalet e natës dhe...

Close