X

U tha se ishte ndarë nga e dashura, Erion Zeqiraj reagon për herë të parë: Mesazhi më i bukur që mora ishte…


Lajmi që moderatori Erion Zeqiraj u nda nga e dashura e tij qarkulloi me shpejtësi në mediat online.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Erioni i përgënjeshtroi këto lajme duke thënë se ishte vetëm një shaka dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Bëjnë shaka, bëjnë shaka. Mesazhi më i bukur që kam marrë ishte ,ngaqë jemi duke rregulluar shtëpinë, këta që bëjnë arredimet e shtëpisë thanë ‘gjithë ai projekt i bukur kaq shpejt u prish’. Mos u bëj merak i thashë unë sepse do vijmë ta bëjmë shtëpinë prap te ju”, u shpreh Erioni me humor.

Kujtojme se në maj të këtij viti, moderatori i njohur prezantoi për herë të parë të dashurën, Blerta Ligaj. Ai tregoi se e kishin bërë publike pa dashje lidhjen e tyre, duke publikuar ca foto gabimisht në rrjete sociale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
(FOTO) U bë baba dy muaj më parë, Milot Rashica festë madhështore në Kosovë me rastin e lindjes së djalit

Futbollisti i njohur i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica u bë baba për herë të parë rreth 2 muaj më...

Close