X

Trafik drōge, shkon në pesë numri i të arrestuarve në Elbasan


Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, në vijim të operacionit “Domosdova”.

Pas hetimeve është arritur identifikimi i shtetasve që ua kishin shitur lëndën narkotike shtetasve të arrestuar më parë gjatë operacionit.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Domosdova”, për goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e narkotikëve, finalizuar një muaj më parë nga DVP Elbasan, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kānabis, operacioni ka vijuar me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari krīminale.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me DVP Fier, pas një pune të mirorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve: B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor shtetasit R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre”.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pse po përhapet kaq shpejt? Shefi i zyrës së OBSH tregon tre gabimet që bëjmë çdo ditë

Përfaqësuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, Skënder Syla në një postim në rrjetet sociale shpjegon pse...

Close