X

Shumë gjermanë mendojnë se Kina do ta kalojë SHBA si superfuqi


Rreth 42% e gjermanëve mendojnë se ka të ngjarë që në dekadat e ardhshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bien nga pozicioni i tyre si fuqi udhëheqëse botërore, dhe të zëvendësohen nga Kina. Ky është rezultati i një anketimi të publikuar të martën.

Vetëm 14% e të anketuarve nga instituti i sondazheve YouGov me qendër në Britaninë e Madhe mendojnë se SHBA do të vazhdojë ta ruajë epërsinë e saj. Rreth 23% ishin të pavendosur dhe 22% nuk iu përgjigjën pyetjes së sondazhit, “Cili vend, SHBA apo Kina, do të jetë sipas mendimit tuaj më i fuqishëm gjatë 50 viteve të ardhshme?”

Opinionet për këtë çështje ndryshonin në varësi të partive për të cilën votonin të intervistuarit.

Përkrahësit e partisë E Majta parashikojnë me shumicë dominimin e ardhshëm të Kinës kundrejt SHBA-së (54%), Në mënyrë të ngjashme mendojnë edhe përkrahësit e partisë liberal demokrate FDP dhe të partisë mjedisore Të Gjelbërit (52%).

Ndër votuesit që mbështesin partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë kishte më shumë që mendonin se SHBA do të vazhdojë të mbetet fuqi mbizotëruese botërore, por edhe ndër vetëm 17% u përgjigjën në favor të SHBA-së.

Sondazhi u krye nga data 10-12 korrik, dhe morën pjesë 4,054 vetë të moshave 18 vjeç e sipër./Deutsche Welle

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Angela, Kristin dhe Ursula: Tri gratë e mençura që po e shpëtojnë Evropën

Nga Catherine Chatignoux Paris – Kush qëndronte pas hartimit të një plani të madh të rimëkëmbjes ekonomike, të bazuar tek...

Close