X

Nëna e intubuar në Infektiv, fëmijët i dërgojnë lule për ditëlindje: E shtrenjta jonë


Pamje rrëqethëse nga Infektivi, aty ku bëhet beteja më e fortë mes jetës dhe vdekjes, për shpëtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë me ndjekësit e saj një foto shumë prekëse nga terapia intensive, ku një grua është e intubuar, në luftë për jetën.

Në ditën e saj të lindjes, fëmijët i kanë dërguar një tufë me lule, në pamundësi për ta parë.

Postimi i Manastirliut:

Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv🙏🏼

Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!

‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!

😷#VendoseMaskën

#ShpëtoJetë🙏🏼

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tomini sqaron vendimin për mbajtjen e maskave me detyrim

Eugena Tomini, shefe e Survejancës e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP sqaroi vendimin e marrë për të bërë me...

Close