X

Lajmërimi tērrorizues nëpër rrugët e Prishtinës që po frikëson njerëzit, për mbajtjen e maskës


Një njoftim i shpërndarë në qytetin e Prishtinës, i cili apelon për mbajtjen e maskës, po tērrorizon qytetarët.

Sipas mediave vendase, ‘njoftimi’ që në thelb ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për vendosjen e maskës mbrojtëse, është pritur keq nga qytetarët.

“Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët”, shkruhet në këtë njoftim.

Nuk dihet se kush fshihet prapa vendosjes së këtyre njoftimeve, përmbajtja e të cilëve po kritikohet në masë të madhe nga qytetarët nëpër rrjetet sociale.

Madje shumë nga qytetarët kanë ftuar autoritetet ta hetojnë këtë rast./Gazeta Express

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
3500 rrënjë cānnabis, arrestohen pesë shqiptarë në Greqi

Pesë shqiptarë arrestohen në Greqi në një aksion antidrōgë të policisë. Aksioni është zhvilluar në Janinë dhe sipas mediave greke,...

Close