X

Kupa e Shqipërisë/ Akti i dytë gjysmëfinal, sot përcaktohet finalja e madhe


Ditën e sotme do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Sfidat janë ende të hapura, teksa në Elbasan, Kukësi u ndal në barazim pa gola ndaj Teutës.

Tashmë, durrsakët do provojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, gjithashtu kërkojnë edhe një “hakmarrje” për humbjen 3-0 në kampionat ndaj verilindorëve.

Megjithatë, këta të fundit, kanë shansin edhe të kualifikohen në rast se ndeshje mbyllet me barazim me gola.

Ndërkohë, sfida tjetër është ajo mes Tiranës dhe Bylisit, e cila në takimin e parë në Ballsh krijoi shumë zhurmë për mënyrën se si bardheblutë u përmbysën 2-1, në fraksionin e dytë.

Sakaq, ndryshe nga hera e fundit, pritet që kryqytetasit të luajnë sot me formacionin e parë dhe të kërkojnë biletën për në finale, teksa e kanë theksuar se klubi i kërkon të dy trofetë në këtë vit special që përkon me 100-vjetorin.

Ndërkaq, për ballshiotët një kualifikim në finale do të thoshte shumë, ndërsa kërkojnë ta shijojnë për herë të parë trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet:

17:45 Tirana-Bylis
20:45 Teuta-Kukësi

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Chelsea rikthehet te fitorja, blindon për momentin vendin e 3-të!

Chelsea hodhi pas krahëve humbjen turpëruese ndaj Sheffield United dhe u rikthye te fitorja në javën e 36-të të Premier...

Close