X

3500 rrënjë cānnabis, arrestohen pesë shqiptarë në Greqi


Pesë shqiptarë arrestohen në Greqi në një aksion antidrōgë të policisë.

Aksioni është zhvilluar në Janinë dhe sipas mediave greke, policia ka zbulon dhe asgjësuar tre parcela me 3500 rrënjë “cānnabis sativa”.

Në aksion u përfshi anti-droga e Selanikut në zonën e Luros, Janinë. Për operacionin u kërkua ndihma dhe e oficerëve të policisë së Artës dhe gjithçka u finalizua pasditen vonë të së martës. Madje u përdorën edhe varka për të lokalizuar parcelat.

Nuk ka ende të dhëna lidhur me identitetin e të arrestuarve, ndërkohë që u vu në pranga edhe një banor i zonës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Nëna e intubuar në Infektiv, fëmijët i dërgojnë lule për ditëlindje: E shtrenjta jonë

Pamje rrëqethëse nga Infektivi, aty ku bëhet beteja më e fortë mes jetës dhe vdekjes, për shpëtimin e pacientëve të...

Close