X

Tabaku: Rama në ikje, ka frikë nga humbja dhe kostoja finaciare që ka krijuar

Në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha se kryeministri Rama ka frikë nga humbja e zgjedhjeve.

Tabaku: Ka frikë nga humbja. Unë shoh axhitim në deklaratën e Ramës. Deklarata e Ramës tregon frikën e humbjes.

Nuk ka asnjë përgjigje tjetër, se ai është një kryeministër në ikje dhe i frikësuar nga kriza financiare dhe kostoja që ka krijuar me pandemisë e tërmetin dhe gjithë procesin e integrimit.

Ai e ka të qartë se ajo që ka bërë do të ndëshkohet.

Tabaku: Marrëveshja e 5 qershorit ishte një dakordësi në të mirë të administrimit të sistemet zgjedhore. Ne nuk na heq dot njeri nga sistemi. Ëhstë e vërtetë që ishte një mënyrë për t’i ulur palët në tavolinë për të diskutuar.

Ajo që u arrit në 5 qershor nuk është një reformë e plotë që i jep zgjidhje çështjeve kryesore, por më mirë se sa të bëhej më shumë, u gjykua se prekja e disa e elementëve do të ishte e rëndësishme për kriteret e integrimit.

Ndryshimet duhet të jenë me konsensusin e të gjithave palëve, por ndryshimet e njëanshme të kushtetutës që duan të bëjnë është e papranueshme, pasi shkelet çdo balancë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Manastirliu publikon FOTO nga brenda Infektivi, apeli i fortë për të rinjtë: A do të donit të bëheshit bartës të një virusi?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot një foto nga brenda spitalit Infektiv dhe u ka bërë një apel...

Close