X

Sanchez kërkon qëndrimin te Interi, menaxheri nis negociatat me Man. United

Pasi ka lënë pas krahëve problemet fizike që e shoqëruan vazhdimisht gjatë eksperiencës te Interi, Alexis Sanchez është rikthyer në formën më të mirë dhe nga java në javë po shndërrohet në liderin e zikaltërve të Contes.

Sulmuesi kilen është aktivizuar titullar për të tretën ndeshje radhazi dhe në sfidën e mbrëmjes së djeshme ndaj Bolognës ishte protagonist në dy nga tre golat e Interit, ndërsa në të paktën dy momente ishte Sirigu që i mohoi kënaqësinë e golit personal.

Antonio Conte nuk e ka fshehur simpatinë për sulmuesin kilen, ndërsa edhe vetë Sanchez duket se është i bindur të vijojë qëndrimin te zikaltrit, ndaj për këtë ka udhëzuar menaxherin e tij që të gjejë gjuhën e përbashkët me Manchester United.

“Djajtë e kuq” kërkojnë rreth 20 milionë euro për kartonin e Sanchez, shifër kjo që mund të ulet deri në 10-12 milionë, ndërsa momentalisht problem mbetet vetëm paga e sulmuesit kilen, mjaft e lartë dhe jashtë parametrave të Interit.

Pikërisht për këtë arsye, Marotta ka propozuar një kontratë 3-vjeçare me pagë që vjen duke u ulur nga sezoni në sezon, ndërsa në vitin e parë pritet që zikaltrit të ndihmohen edhe nag “Dekreti i rritjes”, një ligj i qeverisë që përgjysmon taksat për të rikthyerit në tregun e punës në Itali.

Momentalisht marrëveshja parashikon qëndrimin e Sanchez te Interi deri në përfundim të ndeshjes së Europa Leagues ndaj Getafes, ndërsa më pas do të duhet të rikthehet në Manchester, por zikaltrit po këmbëngulin për një blerje përfundimtare, që të mund ta mbajnë në Milano sulmuesin kilen.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dyshimet për ndeshjen ndaj Bylisit, sot rradha e Tiranës për të dëshmuar para Komisionit të Etikës

Pas dëshmive nga pala e Bylisit në javën e kaluar, tashmë rradhën e ka Tirana që të përfaqësohet para Komisionit...

Close