X

Manastirliu publikon FOTO nga brenda Infektivi, apeli i fortë për të rinjtë: A do të donit të bëheshit bartës të një virusi?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot një foto nga brenda spitalit Infektiv dhe u ka bërë një apel të fortë të rinjve. Në një postim në mediat sociale, ministrja shkruan se e mirëkupton prirjen për të mos besuar ekzistencën e diçkaje që nuk shihet me sy, por shton se të gjithë duhet të kenë kujdes.

“Ju lutem, ndaluni një sekondë dhe shihni këtë moment në terapinë intensive në spitalin infektiv pak minuta më parë dhe mendoni pak për prindërit dhe të afërmit tuaj”, shkruan ajo dhe vijon me tej me një pyetje: A do të donit vërtet të bëheshit bartës të një virusi, dhe shkaktarë të një sëmundjeje, që për ta mund të rezultojë fatale?

Në fund Manastirliu shprehet se të gjithë bashkë, me përgjegjshmëri qytetare, dhembshuri njerëzore, duke zbatuar rregullat bazë të mbajtjes së maskës, distancimit social dhe higjenës vetjake, ne mund ta fitojmë këtë luftë me sa më pak jetë të humbura.

“Kam një apel për të rinjtë! E mirëkuptoj shkujdesjen e moshës, zellin për të relativizuar çdo gjë, madje edhe një sëmundje si kjo që shkakton koronavirusi. E mirëkuptoj edhe prirjen tuaj për të mos besuar ekzistencën e diçkaje që nuk shihet me sy. Ka shumë gjëra që nuk i shohim, por kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë. Dhe një prej tyre është COVID19, që ka vënë në vështirësi Botën mbarë. 🙏🏼Ju lutem, ndaluni një sekondë dhe shihni këtë moment në terapinë intensive në spitalin infektiv pak minuta më parë dhe mendoni pak për prindërit dhe të afërmit tuaj!

A do të donit vërtet të bëheshit bartës të një virusi, dhe shkaktarë të një sëmundjeje, që për ta mund të rezultojë fatale? Dhe në fund, mendoni pak për të nesërmen. Mendoni për një kohë kur do të mbërrini në moshën e prindërve tuaj dhe do t’u mësoni fëmijëve tuaj përgjegjshmërinë dhe kujdesin ndaj të afërmit. A do ua ilustronit me shembullin që vetë po jepni sot? Sigurisht, koronavirusi do të vihet përfund, siç ka ndodhur me shumë pandemi që ka parë Bota. Por të gjithë bashkë, me përgjegjshmëri qytetare, dhembshuri njerëzore, duke zbatuar rregullat bazë të mbajtjes së maskës, distancimit social dhe higjenës vetjake, ne mund ta fitojmë këtë luftë me sa më pak jetë të humbura. Dhe kjo varet nga sjellja e gjithësecilit prej nesh!”, shkruan ministrja.

Ky mesazh vjen në një kohë kur gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 96 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu dy pacientë të tjerë humbën betejën me virusin. Aktualisht në spitalin Infektiv janë shtruan 90 pacientë, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë, ku 5 janë intubuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Nëna na la shumë herët”, rrëfehet për jetën Pëllumb Pipero: Natën punoja në fabrikën e tullave, ditën shkollën. Me gruan u njoha në…

Prej më shumë se katër muaj mjekun e njohur infeksionist Pëllumb Pipero e shohim në çdo ekran duke dhënë këshilla...

Close