X

Koronavirusi në Itali/ Ulen rastet e reja me Covid-19, ja sa ndërruan jetë në 24 orët e fundit

Në Itali vijon të ketë ulje të rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 114 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 30 në Lombardi.

Ditën e djeshme ishin 169 raste të reja dhe sic e shohim situaja sa vjen dhe përmirësohet. Gjithsej që prej nisjes së pandemisë së COVID-19 në Itali janë regjistuar 243,344 persona të infektuar.

Ndërsa vīktima në 24 orët e fundit janë 17, katër më shumë se një ditë më parë ku ishin 13. Numri total i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar 34,984. Lajm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 335 persona.

Të shëruarit janë 195,441 persona ndërsa rastet aktive në vend janë 12,919 të infektuar. Ndërsa pacientët e shtuar me simptoma janë 777, nga të cilët 60 janë në terapi intensive.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Deklaratat e opozitës dhe Presidencës për “puçin ndaj marrëveshjes”, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas qëndrimeve të opozitës së bashkuar dhe Presidentit të Republikës për ndryshimet kushtetuese...

Close