X

Hapja e listave, Basha zbulon pse “djalli fshihet në detaje” për koalicionet


Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese të miratuara paraditen e sotme nga Komisioni i Ligjeve, të cilat parashikojnë hapjen e listave dhe ruajtjen e sistemit proporcional rajonal.

Sipas PD, në rastin konkret s’kemi të bëjmë me hapje të listave, por përkundrazi.

Demokratët shpjegojnë se kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëherë 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, (pra lista gati fituese është e mbyllur), ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.

Pra, sipas demokratëve, nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atëherë 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët.

“Praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia dhe jo qytetarët”, shpjegon PD.

REAGIMI:

Bie alibia, Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore
Është zbardhur sot drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare.

Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia. “Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” – thuhet në draftin e miratuar.

Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëherë 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, (pra lista gati fituese është e mbyllur), ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.

Pra, nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atëherë 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia dhe jo qytetarët.

Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do të hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Kam temperaturë dhe nuk mbushem me frymë”, Shoqata e Infermierëve bën publik rastin: Infermieres nuk i bëhet tamponi

Shoqata e Infermierëve ka postuar së fundmi statusin e një infermiereje, e cila ka shprehur shqetësimin se nuk i është...

Close