X

Halili për ndeshjen ndaj Bylis: Tirana është e pastër, nuk duhet të keni dyshime për këtë!

E marta ishte dita e Tiranës për të dëshmuar në komisionin e Etikës për sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit e cila dyshohet si e fiksuar për shkak edhe të luhatjes së koeficientëve dhe sjelljes së futbollistëve të Tiranës në fushë. Gjithsesi presidenti i bardhebluve, Refik Halili, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e organizuar nga presidenti i Etikës shprehu bindjen e tij se Tirana është e pastër dhe nuk ka vend për dyshime.

Halili, pasi doli nga ambientet e FSHF, tha: “U paraqita në komision dhe thashë çfarë kisha për të thënë. Do të sjell një deklaratë me shkrim, të të gjithë atyre që kam thënë”. Më pas ai tregoi bindjen e tij se nuk do të ketë dënim. “Absolutisht, nuk pres dënim për Tiranën”, shtoi kreu i klubit të Tiranës.

“Unë nuk e di se çfarë do të bëjë UEFA. 80% e shqiptarëve i shikojnë ndeshjet që fiksohen nga bastet dhe e kuptojnë. Nëse ka ndonjë dyshim që është përfshirë klubi i Tiranës, në këtë gjë, nuk më krijon asnjë problem. Unë flas për veten time, për stafin, për klubin. Nëse ka ndonjë individ të përfshirë, nuk mund ta gjej dot”.

Federata bëri mirë që thirri. Për mua dhe ne që merremi me sport, kur federata shikon ndonjë shkelje dhe duhet të marrë masa, bën mirë. Nuk e çuan dot deri në fund ashtu si donin. Nuk ndodhi ashtu si dëshironin ata. Klubi jonë nuk është i përfshirë, kemi bërë një kampionat model. Kemi sakrifikuar të gjithë, kemi kryer shpenzime. Kemi qenë ndoshta klubi më i rregullt, i kampionatit. Do të respektojmë garën deri në fund.

Besoj Komisioni ka njerëz aq të zotë që nëse shikon shkelje të veprojë. Unë kam thënë në daljet e mia që ‘mund’. Nuk jam njeri pa gjak. Nuk pranoj të më cenoje njeri, kur jam i bardhë. Nëse jam i bardhë, e di Allahu”, u shpreh Halili për mediat.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
‘Goal.com’ publikon 20 kandidatët për ‘Topin e Artë’. Lista

Bashkë me kampionatet, është rikthyer edhe gara për “Topin e Artë”, që po zhvillohet me lojtarët më të mirë në...

Close