X

Dyshimet për ndeshjen ndaj Bylisit, sot rradha e Tiranës për të dëshmuar para Komisionit të Etikës


Pas dëshmive nga pala e Bylisit në javën e kaluar, tashmë rradhën e ka Tirana që të përfaqësohet para Komisionit të Disiplinës.

E gjitha lidhet me ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë të luajtur në Ballsh.

Bardheblutë fituan në pjesën e parë, e në të dytën në fushë u pa një skuadër e tjetërsuar që u përmbys me dy gola, duke lënë dyshime se takimi mund të jetë i trukuar.

Kështu, është hapur një hetim për sfidën për të kuptuar të vërtetën.

Në këtë formë, bardheblutë paraqiten sot për të dëshmuar teksa Tirana do të përfaqësohet me presidentin Refik Halili, drejtorin Arbi Laçi, trajneri Emanuel Egbo, kapitenin Erando Karabeci dhe portierin Ilion Lika.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Reali pranë titullit, fiton në Granada me dyshen Mendy-Benzema!

Reali i Madridit vendos njërën dorë te titulli kampion në La Liga. Los Blancos e çuan në nëntë numrin e...

Close