X

Aktori Mehdi Malkaj: U desh të shembej, që njerëzit ta kuptonin se çfarë ishte Teatri. Në Memaliaj qytetarët më pritën me lot në sy

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, ka folur sot për shembjen e Teatrit Kombëtar. Malkaj është një nga aktorët që ka kundërshtuar shembjen e godinës dhe ditën kur fadromat e shkatërruan shpërtheu në lot.

Sot aktori ka qenë i ftuar në ‘A Show’ në SYRI TV, Malkaj ka treguar momente nga aksioni për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Artisti u shpreh se përballja për Teatrin bëri që njerëzit të kuptonin se kush ishte teatri.

Duke folur për monodramën që mbajti në skenën e Teatrit Kombëtar dhe që bëri bujë të madhe, Malkaj ka veçuar një moment të veçantë.

“Tani kemi kontaktuar të gjitha kategoritë. Dikush më tha mua, ta prishën teatrin, por unë i thashë: Ta prishën ty, sepse unë e mbrojtja. Duhej të shembej teatri, që njerëzit të kuptonin se kush ishte teatri.

Na ndalojnë në rrugë dhe na ngushëllojnë. Disa ditë më parë isha në Memaliaj, më kanë pritur me lot. Ata e kuptuar se unë kisha një kauzë. Është kauza që po na mban ne gjallë”, tha aktori.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Shqiptari mbyllet disa ditë në shtëpi pas telefonatës gabim nga policia ku i thoshte se…

Një telefonatë që mori javën e kaluar e ngujoi në shtëpi Ajet Bytyqin. Atij i është thënë nga policia se...

Close