X

Thaçi në Hagë për t’iu përgjigjur akuzave për ‘krīme lufte’, reagon Ramush Haradinaj


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet sot në Hagë ku do të merret në pyetje për një akt akuzë të re të rëndë mbi vrasjen e të paktën 100 personave gjatë periudhës së luftës së Kosovës.

Ndërsa i gjithë opinioni publik shqiptar e ka konsideruar si një montim politik kundër lëvizjeve të fundit të Thaçit për marrëveshje me Serbinë, një nga zërat e fortë në mbrojtje të presidentit të Kosovës është dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, gjithashtu i gjykuar nga kjo gjykatë.

“E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.

Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasysh pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi.

Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet”, shkruan Haradinaj duke e cilësuar luftën e popullit kosovar si të pastër dhe të drejtë në mbrojtje të pragut të shtëpisë.

Postimi i plotë:

Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut.

Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasysh pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi.

Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Rritja e rasteve me koronavirus, Sanatoriumi rikthehet në Covid 2

Pas situatës teje të rënduar në Spitalin Infektiv, ditën e sotme kanë nisur përgatitje urgjente për të rikthyer spitalin “Shefqet...

Close