

Lajme të mira vijnë nga New York, i konsideruar si epiqendra e koranovairusit në SHBA. “Për herë të parë në disa muaj, kemi kaluar 24 orë pa asnjë të vdekur nga koronavorusi”, tha të hënën, kryetari i New York-ut, Bill de Blasio.
“Le të kemi edhe shumë ditë të tjera”, shtoi ai më tej.
Shkalla e testeve me rezultat pozitiv aktualisht në New York është 2 për qind. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se beteja me virusin ka mbaruar.
De Blasio theksoi rritjen e niveleve të infeksionit midis të rinjve të moshave 20 deri 29 vjeç, të cilat ai e quajti “shqetësuese”.
Ai tha se do të bëjnë më shumë teste dhe do të shpërndajnë maska në përpjekje për të fituar mbi Covid-19. De Blasio tha se qyteti ka ngritur 10 vende të reja testimi në Bronx, Queens dhe Brooklyn.
Rasti i parë i vdekjes në New York është konfirmuar më 11 mars. Vendi ka konfirmuar 18.708 vdekje nga Covid-19.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
U kundërshtua fort nga SHBA/ Gjermania i hap rrugë ndërtimit të gazsjellësit rus
Prokurori Sherwin: Nuk ka prova për “grupe që do të kapnin e vrisnin” ligjvënës në Kapitol
Ursula von der Leyen për presidentin e ri të SHBA: Pritëm katër vjet për këtë moment
Gjenevë/ OKB paralajmëron: Po shkojmë drejt një ngrohjeje globale të rëndë
SHBA/ Inaugurimi i Joe Biden, 21 mijë gardistë të armatosur në gatishmëri
Koronavirusi arrin dy milionë viktima në gjithë botën, kryeson SHBA, ndjek Brazili
Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67
‘Pandemia po shfrytëzohet’/ Zvicra në referendum për t’i hequr qeverisë të drejtën e masave të izolimit
Lini nje Koment