X

Infektohen me koronavirus dy mjekë në Fier


Dy mjekë në Fier kanë rezultuar pozitivë në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë.

Mësohet se edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit, çka pritet të shtoj me tre numrin e personave te prekur në këtë qytet.

Një mjek anestezist i spitalit të Fierit ka rezultuar pozitivë pas marrjes së tamponit, i cili ka paraqitur simptoma.

Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku edhe mund të jetë prekur nga virusi.

Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në punë, ndërsa deri më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.

Po ashtu një tjetër mjek, i cili punon në Levan, por banon në Fier ka rezultuar pozitivë me Covid, duke bërë që të merren tamponët për kontaktet e afërta të tij.

Pozitive për koronavirus ka rezultuar edhe një grua tjetër, duke e çuar në tre deri tani, numrin e personave të prekur në Fier gjatë 24 orëve. /Abc News

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Vendoseni maskën”, Manastirliu flet për situatën tek Infektivi: Pacientë me simptoma të rënda, ndër ta ka mosha të reja

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën thirrje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen nga Covid-19 pasi...

Close