

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hyrë në Prokurorinë Speciale të Hagës, në orën 13:00.
Vetëm pak para se të hynte në godinë, ai ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për mediat.
Thaçi në një deklarim për media në gjuhën angleze ka thënë se ai beson në vlerat e luftës për liri dhe se Kosova sot është ajo çfarë ai ka ëndërruar.
“Sot, jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është çmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri”, ka thënë Thaçi.
“Kosova është një histori suksesi dhe për këtë jam krenar”, ka shtuar presidenti, që gjatë luftës ishte drejtor politik i UÇK-së.
Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thaçit, në të cilën ai dyshohet për krime lufte.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
“Kostoja e jetesës është rritur”, Basha: Dështim i Ramës, koha për ndryshim
“Unë nuk çoj njerëz të blejnë vota”, Alizoti: Njerëzit të zgjedhin atë që është më mirë
COVID-19, Alimehmeti: Nuk është Tirana qyteti i parë për numrin e vdekjeve dhe infektimeve
Operacioni i RENEA në Nikël, dalin detaje, banesat e personave që u kontrolluan
“Mungojnë rrugët dhe uji”, Tabaku takim me banorët e Zallherrit: Bashkia dhe qeveria i ka braktisur!
“Kontrolloni kandidatët për zgjedhjet”, Yuri Kim apel partive politike: Do të mbani përgjegjësi!
Dyshohen për 22 vjedhje, procedohen tre të mitur, në kërkim bashkëpuntori i tyre
“Nxjerrje sekreti dhe korrupsion”, SPAK zgjat me tre muaj pezullimin e ish-numrit dy të OFL-së
Lini nje Koment