X

As gafa e Handanovic nuk ndal Interin, zikaltrit mposhtin Torinon dhe ngjiten të dytët

Interi rikthehet te fitorja në Serie A dhe e bën këtë me përmbysje në sfidën që mbylli javën e 32-të ndaj Torinos. Në San Siro zikaltrit fituan 3-1, në një ndeshje ku ishin pa Lukakun që për shkak të një dëmtimi muskular e ndoqi ndeshjen nga tribuna, ndërsa Eriksen u la sërish në stol nga Conte që preferoi 35-vjeçarin Borja Valero. Një sukses që i ngjiti zikaltrit nga vendi i 4-t në të dytin, edhe pse me pikë të barabarta me Lazion por me goleavarazh më të mirë.

As gafa e Handanovic që i dhuroi golin e avantazhit Belottit në zbritjen e parë të Torinos në sulm në minutën e 17-të, nuk i mjaftoi skuadrës Granata për të evituar humbjen e 7-të rresht në transfertë, pasi Interi në pjesën e dytë bëri gjithçka për ta fituar ndeshjen dhe shënoi 3 gola duke përmbysur shifrat në harkun e pak minutave.

Në të 48-ën Young me një goditje fluturimthi barazoi shifrat pas asistit të Lautaro Martinez. Goli i parë i Diego Godin me fanellën zikaltër në minutën e 51-të pas një aksioni model i dha avantazhin Interit.

Ndërkohë në këtë sfidë u rikthye te goli pas një mungese të gjatë Lautaro Martinez që i ndihmuar dhe nga një devijim shënoi të tretin për skuadrën e Contes në minutën e 61-të. Interi e menaxhoi shumë mirë avantazhin në pjesën e mbetur të takimit për t’u ngjitur në fund në kuotën e 68 pikëve në Serie A.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Manchester United “tronditet” në fund, mbetet në vendin e pestë

Manchester United hedh në erë mundësinë për t’u ngjitur në vendin e 3-të të Premier League pasi barazoi 2-2 ndaj...

Close