X

117 raste të reja, dy të vdekur nga koronavirusi


ISHP ka konfirmuar 117 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu rekordin më të rëndë negativ që prej fillimit të pandemisë në vend.

Ndërkohë, raportohet edhe për dy të vdekur.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Infektohen me koronavirus dy mjekë në Fier

Dy mjekë në Fier kanë rezultuar pozitivë në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur...

Close