X

Zjarr gjatë natës në Lushnjë, përfshihet nga flakët një punishte e përpunimit të drurit, dyshimet e para


Një punishte përpunimi drurë është përfshirë nga flakët mëngjesit e sotëm në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërkohë që flakët ia dolën që të neutralizoheshin në kohë.

Nga informacionet e para lidhur me ngjarjen, ende nuk është raportuar për persona të lëndur por janë shënuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimin lidhur me shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë aksidental, i shkaktuar nga një shkëndije elektrike dhe ka djegur arka druri, të cilat ndërtoheshin në punishte.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Infektohet me Covid-19 deputeti i AAK-së, Selmanaj: Kam simptoma të lehta

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ka qenë vetë deputeti ai që...

Close