X

VIDEO/ Vlonjati denoncon këto dy gra: Më morën valixhen kur po e nxirrja nga makina

Një qytetar nga Vlora ka denoncuar dy zonja duke i akuzuar se i kanë vjedhur një valixhe. Ai shprehet se zonjat që ia kanë vjedhur valixhen shfaqen në pamje, ndërsa iu bën apel atyre që t’ja kthejnë valixhen, pasi aty kanë dokumente e sende me vlerë. Rastin në fjalë e ka bërë të ditur gazetari Enrik Mehmeti.

“Përshëndetje Enrik. Këto dy zonjat kanë vjedhur një valixhe në zonën e skelës sot në orën 12 të drekës, përball shtëpis time te “Vullneti i Peshkut” në Vlorë. E zbrita nga makina sa të transportoja gjëra të tjera por zonjat u treguan të shkathta dhe e morën.

I kërkojmë ta rikthejë pasi kishte sende personale dhe dokumenta përpara se ti denoncojmë,ju lutemi shperndajeni sa me shume që ta shikojnë dhe zonjat që të ndërgjegjësohen sepse as ne nuk duam ti bejm keq njeriu” – thuhet në mesazh.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Imzot George Frendos reagon pas qëndrimit të Turqisë për “Shën Sofinë”: Është trashëgimi botërore

Pas vendimit të qeverisë turke për ta kthyer në xhami kishën shekullore të Shën Sofisë, e cila në dekadat e...

Close