X

Tottenhami fiton me përmbysje derbin e Londrës me Arsenalin

Tottenhami fiton 2-1 me përmbysje derbin e Londrës me Arsenalin dhe parakalon pikërisht “topçinjtë” në renditje (52/50), duke fituar avantazh në garën për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Jose Mourinho triumfon në duelin e pankinave ndaj Mikel Artetas, që edhe në këtë sfidë “tradhtohet” nga mbrojtja, veçanërisht në momentin e pësimit të golit të parë.

Arsenali nuk diti ta shfrytëzonte epërsinë që mori që në minutën e 16-të, kur ngulmimi i Xhakës (rikuperoi topin) i krijoi mundësinë sulmuesit francez Lacazette që të realizonte një supergol, me një goditje të befasishme, që përfundoi në trekëndësh.

Avantazhi i Arsealit zgjati vetëm tri minuta, pasi një gabim i rëndë i mbrojtjes (David Luiz e pati të pamundur për të kontrolluar një top të kthyer pas) i dha mundësinë koreano-jugorit Son Heun-Min të barazonte shifrat, 1-1.

I pafat Aubameyang në minutën e 59-të, me goditjen e tij që tundi traversën, për të ardhur më pas në minutën e 82-të, kur Toby Alderweireld kërceu bukur me kokë në zhvillimet e një këndoreje, duke i dhënë fitoren Tottenhamit, që mund të vlejë shumë për objektin e mbetur në Premier League.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Këpuca e pestë e Artë, për Ronaldon gjithçka e mundur

Cristiano Ronaldo është rikthyer me statusin e goleadorit nga pushimi i gjatë për shkak të Koronavirusit. Portugezi ka shënuar në...

Close