X

Shqiptarët kapen me tetë kg kokainë në makinën me targa polake. Brenda hapësirës me telekomandim u gjetën edhe…


Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 8 kg kokainë.

Agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip Seat Altea XL me targë polake drejtuar nga një burrë, i cili lëvizte nëpër rrugët periferike të qytetit të Senigallia.

Makina u bllokua në një shesh ndërmarrje përgjatë rrugës Arcevian, ku shoferit shqiptar iu bashkua një punëtor me të njëjtën kombësi.

Kërkimet e kujdesshme të kryera në automjet, mbi njerëzit dhe, më pas, në shtëpinë e punëtorit kanë lejuar të gjejnë 8 kilogramë kokainë (7 pako prej 1.150 kg secila) të fshehura brenda një fundi të dyfishtë të bërë nën sediljet e pasme, nën bagazhin e makinës.

Mjeti drejtohej nga një 33 vjeçar. Vendi i fshehjes së drogës u hap në mënyrë elektronike nga një pajisje elektrike e ndërtuar ad hoc dhe që operohej me telekomandim.

Së bashku me drogën, u gjetën 5,000 euro, plus 1.300 euro të tjera që shoferi i mbante në xhep. Gjithashtu u gjetën edhe 3 telefona celularë dhe një navigator u gjetën në pjesën e poshtme të dyfishtë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Kosova në vendin e tretë në Evropë me numër të të infektuarve me koronavirus

Mikrobiologu Lul Raka thotë se Kosova aktualisht është në vendin e tretë në Evropë sa i përket numrit të rasteve...

Close