X

Shkon afër 13 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në botë, mbi 569 mijë të vdekur

Ka shkuar afërsisht 13 milionë numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Saktësisht, janë infektuar me Covid-19 në të gjithë rruzullin tokësor, 12,931,833 individë.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga koronavirusi deri tashmë ka shkuar në 569,177 persona.

Kurse, numri i personave të shëruarve me Covid-19 deri tani ka shkuar në 7,530,951 njerëz.

Numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus e ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas SHBA-ve, më shumë të infektuar me Covid-19 ka Brazili, India, Rusia, Peruja, Kili, Spanja, Meksika.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Aksident në aksin Korcë-Pogradec, makina del nga rruga. Çfarë thotë policia

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërnë. Një automjet...

Close