X

Në Austri triumfon Hamilton, fundjavë e errët për Ferrarin

Lewis Hamilton fiton lehtësisht Çmimin e Madh të Austrisë, i dyti në radhë për këtë sezon në Formula 1. Piloti britanik i Mercedesit, i cili e nisi nga “pole position”, udhëhoqi gjatë gjithë garës dhe e kaloi i pari vijën e finishit, i ndjekur nga shoku i skuadrës Valtteri Botas dhe holandezi i Red Bullit, Max Verstappen.

Vendi i katërt për makinën tjetër Red Bull, e pilotuar nga anglezi Alexander Albon, që la pas krahëve McLarenin e bashkëkombësit të tij Lando Norris dhe dy njëvendëshet Racing Point të meksikanit Sergio Perez dhe kanadezit Lance Stroll.

Top-10 kompletohet nga australiani Daniel Ricciardo, spanjolli Carlos Sainz dhe rusi Daniil Kvyat.

Fundjavë e errët më Ferrarin, ose më saktë moment krize në shtëpinë e “Kokëkuqjes”, pasi Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel u detyruan të tërhiqeshin që në xhirot e para pas një kontakti mes tyre.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dy penallti shpëtojnë Juven nga humbja, Atalanta ndalet pas 12 fitoreve radhazi

Atalanta ishte shumë pranë mrekullisë në “Allianz Stadium”, ku dy penallti të akorduara për Juventusit nuk e lejuan të festonte...

Close