X

Në 24 orët e fundit 65 pacientë fitojnë betejën me COVID-19


Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi rreziku nga koronavirusi nuk ka kaluar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 83 persona, ndërsa situata në Spitalin Infektiv paraqitet e rëndë, pasi ka shtim të pacientëve në moshë të re.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, janë konfirmuar 83 raste pozitive, nga të cilat 38 janë në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë dhe Himarë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Presidenti Meta në krahinën e Poçemit: Vend i tri besëlidhjeve të mëdha për liri

Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë të diel në zonën e Mallakastrës. Presidenti shkruan se krahina e Poçemit është një vend...

Close