X

Këpuca e pestë e Artë, për Ronaldon gjithçka e mundur

Cristiano Ronaldo është rikthyer me statusin e goleadorit nga pushimi i gjatë për shkak të Koronavirusit. Portugezi ka shënuar në të gjitha ndeshjet pas kthimit në Serisë A dhe tashmë ka arritur në kuotën e 28 golave në kampionat, vetëm një finalizim më pak se kryesuesi i renditjes, Ciro Immobile.

Për të fituar “Këpucën e Artë” në Europë duhet të parakalojë, përveçse sulmuesin e Lazios, Robert Lewandowskin e Bayernit, që e mbylli Bundesligën si golashënuesi më i mirë me 34 gola.

Këpuca e pestë e Artë për CR7 nuk është një mision i pamundur. Përkundrazi, me ritmin që ai po shënon (7 gola në 6 ndeshjet e fundit) do ta linte lehtësisht pas edhe polakun e Bayernit.

Ndeshjet në të cilat Ronaldo duhet të shënojë për të mposhtur Lewandowskin janë: kundër Sassuolos (transfertë), Lazios (shtëpi), Udineses (transfertë, Sampdorias (shtëpi), Cagliarit (transfertë dhe Romës (në shtëpi).

Me titullin e Serisë A praktikisht të hipotekuar (diferenca me Lazion është 8 pikë), e gjithë vëmendja e bardhezinjve është ta bëjnë CR7 goleadorin e Europës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Në Austri triumfon Hamilton, fundjavë e errët për Ferrarin

Lewis Hamilton fiton lehtësisht Çmimin e Madh të Austrisë, i dyti në radhë për këtë sezon në Formula 1. Piloti...

Close