X

Kalo: Covid-19 realitet jetësor, imagjinatën për mosekzistencën e kësaj “flame”, lërjani gjithologëve


Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo mbrëmjen e kësaj të shtune ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët.

Kalo në fjalën e tij thekson se është e rëndësishme që të gjithë të kujdesen për veten dhe në asnjë moment nuk duhet të heqin dorë dhe të harrojnë se virusi është me ne.

Doktori në statusin e tij në Facebook ka publikuar foto dhe thekson se kujdesi ndaj të sëmurëve me koronavirus bëhet vetëm në ato dhoma dhe jo nga studiot televizive, duke theksuar se akoma kjo ëhstë një sëmyndje e panjohur.

Ndër të tjera mjeku thekson se politiqenërit tanë e gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre për të marrë përfitimet që ju takojnë, por emrat e qytetarëve nuk do të jenë asnjëherë në listat e ndarjes së përftimeve të tyre, por me mirëbesim dhe përkujdesje do ja dalim.

Mesazhi i plotë:

Kohë kovidiane…..11.07.2020….Dhoma e parë në të djathtën e fotos së koridorit të Pavjonit të parë është zyra ime në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe njihet Spitali Covid-19…..

Përkujdesi ndaj të sëmurëve realizohet vetëm aty dhe shumë më pak në studiot televizive, si dhe njohuritë për këtë sëmundje ende me shumë e shumë të panjohura përftohen po aty, krahas njohjes me eksperiencën e kolegëve tanë në Shqipëri dhe në mbarë botën….

Gjindem aty që herët në mëngjes jo i frikësuar, por i ndërgjegjësuar për të qënë sa më pranë jush në çdo rast nevoje…..Miq e dashamirës, përkujdesuni në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj….

Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor…..imagjinatën e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre gjithollogëve, që janë në kërkim të protagonizmit të munguar…

Kurrë mos haroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetra e dhjetra motra e vëllezër tuaj Mantelbardhë, Infermjerë, Sanitarë, Imazheristë, Administratorë, Farmacistë, Barrelistë, Shoferë e Punonjës të Rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj….mendoni edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafundme….

Jo rrallë ne edhe nuk ja kemi dalur mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në Parajsë….Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..

Ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të mos e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës ….

NUKU është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit poltikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…

Politiqenërit tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….Emrat tuaj KURRË nuku kanë qënë dhe kurrë nuku do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…SHËNDETI dhe JETA e juaj është plot vlera dhe e paçmimtë për ju, të afërmit tuaj dhe për gjithë shqiptarinë….FUNDJAVË të mbarë dhe të paqtë kudo që jeni miq, dashamirës, vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe….Me MIRËBESIM reciprok si dhe me PËRPJEKJE të palodhëshme do mundet t’a fitojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19….Ju duam dhe ju respektojmë!!!…..Together forever!!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Zjarr gjatë natës në Lushnjë, përfshihet nga flakët një punishte e përpunimit të drurit, dyshimet e para

Një punishte përpunimi drurë është përfshirë nga flakët mëngjesit e sotëm në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të...

Close